TIRANË- Një makinë është shkrumbuar nga flakët mesditën e sotme, ku flakët kanë qenë të përmasave të mëdha.
Siç shihet në video e sjella nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, janë dëgjuar edhe shpërthime, por që fatmirësisht shoferi ka shpëtuar mrekullisht.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Nga sa raportohet, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.
“Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.