POGRADEC- Një mobileri në pronësi të G.F., është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Për shuarjen e zjarrit është dashur ndërhyrja e jo vetëm një mjeti zjarrfikës, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri të jetë shkaktuar nga një sobë druri që ndodhej në ambientet e kësaj mobilerie.
Sot, policia u rikthye në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi në orët e vona nuk i ka lejuar errësira. Fatmirësisht zjarri nuk ka përfshirë banesën që ndodhej afër mobilierisë dhe është parandaluar në kohë për mos t'u përhapur në sektorët e tjerë.