Digjet në rezistencë punonjësi i portit të Durrësit, dyshohet se i ra infarkt

Digjet në rezistencë punonjësi i portit të Durrësit, dyshohet se i ra infarkt

Foto ilustruese

DURRËS- Një punonjës i një subjekti pastrimi në terminalin e trageteve në portin detar Durrës është gjendur i vdekur në një kabinë që ndodhet në terminal.  Nga të dhënat paraprake, punonjësi rezulton se 55-vjeçari dhe është identfikuar si Astrit Aruçi.

Sot në mëngjes teksa ndodheshin në kabinë që shërben dhe si zyrë, punonjësi nuk është ndjerë mirë dhe kolegët e tij e kanë këshilluar që të mos dalë në punë por të qëndrojë aty. Kur janë kthyer e kanë gjetur të vdekur mbi një furnelë që mbanin për tu ngrohur.

Autoritetet kanë shkuar në vendngjarjes dhe nga kqyrja paraprake kanë arritur në konkluzion se punonjësi ka vdekur nga një infarkt akut.

Sidoqoftë trupi do t'i nënshtrohet autopsisë ligjore për të vërtetuar shkakun e vdekjes. 

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja