Një banesë është djegur në fshatin Saver të Lushnjes për shkak të rrjedhjeve të gazit. Banori i shtëpisë pasi ka ndezur mëngjesin e sotëm bombolën e gazit kanë shpërthyer edhe zjarri.
Shkak i zjarrit ka qenë pikërisht rrjedhja e gazit, ku fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.
Zjarri është fikur shpejt duke bërë që të digjej vetëm orenditë e kuzhinës dhe flakët të mos përhapeshin në pjesën tjetër të shtëpisë. Flakët janë shuar nga zjarrfikëset duke bërë që zjarri të mos përfshinte të gjithë banesën.
Komento