Një banesë e braktisur në lagjen nr. 17 ka marrë flakë pasditen e djeshme në Durrës.

Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga disa endacakë,  të cilët e shfrytëzonin hapësirën si vend qëndrimi të përkohshëm.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të zjarrvënies.

Lajmi në përditësim...