Një zjarr ka rënë në një kabinë elektrike në lagjen 28 nëntori në Fier. Të alarmuar banorët e zonës dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë kanë njoftuar zjarrfikësit.  Ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve.

Mësohet se shkak për këtë situatë është bërë mbingarkesa në rrjet.

Për të evituar dëmet është bërë edhe stakimi i energjisë në të gjithë zonën.