Një makinë në pronësi të shtetasit M.K është djegur sot në orët e para të mëngjesit në qendër të Elbasanit. Burime bëjnë me dije se makina është djegur qëllimisht dhe nuk ka qenë një zjarr i rastësishëm.
Makina e djegur është e tipit 'Audi', ndërsa ngjarja ka ndodhur shumë pranë drejtorisë së policisë Elbasan. Mbetet për t'u verifikuar nëse shtetasi M.K ka patur ndonjë histori konflikti apo jo.
Komento