Mbrëmjen e sotme është djegur një shtëpi në Bishtin e Kalldrëmit në Vlorë.

Dëmet materiale janë të shumta ndërsa nuk bëhet me dije për të lënduar.

Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e zjarrit. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë flakët nën kontroll.