Digjet plotësisht makina në Gjirokastër, ishte pa targa (FOTO)

Digjet plotësisht makina në Gjirokastër, ishte pa targa (FOTO)

GJIROKASTËR- Një makinë është djegur në rrugën nacionale Gjirokastër- Tepelenë, për motive ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit". Mjeti tip Hyundai, pa targa është djegur plotësisht, e ndërsa nuk dihen shkaqet. Nuk përjashtohet një zjarrvënie e qëllimshme megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu