Digjet prej 3 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë! Tymi mbulon zonën, banorët: Njerëzit janë larguar nga era e keqe

Prej 3 ditësh tashmë, fusha e mbetjeve në Vlorë vijon të digjet, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Ditën e djeshme flakët thuajse u vunë nën kontroll, por era e fortë solli riaktivizimin e tyre.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, por shuarja e zjarrit është e vështirë për shkak të mbetjeve plastike që vijojnë të digjen. Banorët ankohen se kjo është situatë e përsëritur, por që nuk merr zgjidhje

"Më keq nuk ka ku të shkojë. Disa banorë janë larguar, ça do bëjnë. Ne po presim të rregullohet situata, por vetëm bëhet më keq. Askush nuk mban përgjegjësi", thotë njëri prej tyre.

Ditën e djeshme, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli reagoi, duke i bërë apel qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm.

Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa kjo është një situatë  e përsëritur në Vlorë. Ai theksoi se landfilli i Sheristës do t'i japë zgjidhje problematikës, ndërsa pritet të mbarojë përpara fillimit të sezonit të ri turistik.

 

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 01/04/2022 10:09

    Po ajo mumja qe eshte Ministre e Mjedist ku eshte ? Apo po ben sacme?

    Përgjigju
    • vlonjati: 01/04/2022 11:27

      Mumja i Vlores, i ashtuquajturi kryetar e varrosi Vloren ne te gjitha drejtimet. Vetem per korrupsionvshquhet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja