SHKODER - Digjet banesa e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të viteve 80' Luan Vukatana. Në harkun kohor të 10 ditëve kjo shtëpi e ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës është sulmuar tre herë.
Mbrëmjen e së shtunës, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur shishe me benzinë në njërën prej dhomave të banesës e cila më pas është përfshirë në flakë.
Pjesëtarët e familjes Vukatana kanë një konflikt pronësie me përfaqësuesit e kishës françeskane në Shkodër. Gjykata ka vendosur që në shtëpi të mos banojë askush deri në dhënien e vendimit, ndërsa ka caktuar një kompani private të sigurisë për ta ruajtur atë.
Sipas familjes Vukatana, efektivët e policisë duhet me çdo kusht të zbulojnë dhe ndëshkojnë autorët e kësaj ngjarjeje.
Sakaq, policia ka sekuestruar pamjet e kamerës së sigurisë e cila ndodhet pranë shtëpisë. Prej saj është konstatuar se autorët e ngjarjes kanë qenë dy dhe uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin e tyre.
(e.n/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com