Një shtëpi në fshatin Gjergjan të Elbasanit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Për pasojë, flakët që kanë përfshirë banesën, kanë djegur pjesërisht mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë.
Sakaq, Report Tv mëson se nuk ka të lënduar nga zjarri por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Komento