Sipas të dhënave, bëhet e ditur se transformatori është djegur gjatë orëve të natës dhe deri tani nuk është bërë i mundur zëvendësimi i tij.
Bizneset e zonës i kanë bërë apel Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të zëvendësojë sa më parë transformatorin, pasi mungesa e energjisë dëmton punën e tyre, sidomos në këto ditë kur po afrohet edhe sezonit turistik.
OSHEE me të marrë informacionin, ka nisur drejt Shëngjinit ekspertët të cilët do të bëjnë të mundur zëvendësimin e transformatorit i cili është me kapacitet të madh.
OSHEE ka deklaruar se energjia elektrike do të rikthehet shumë shpejt.
Redaksia ONline
(F.T/shqiptarja.com)