LEZHË-Tre makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Makinës së cilës i është vënë flaka është një pronësi të mësuesit të fiskulturës në shkollën ‘9-vjeçare’ në Sanxhak, Endrin Shehut 30-vjeç, dhe babait të tij Paulin Shehut. Mësuesit nuk ka folur deri tani për ndonjë konflikt me persona të tjerë.
Automjeteve tip ‘Mercedez’ dhe ‘Golf 4’ në pronësi të babë e bir, ju është hedhur benzinë dhe më pas ju është vënë flaka nga një person i maskuar. Flakët janë përhapur dhe është djegur dhe një makinë tjetër tip ‘Benz’ që ishte aty pranë.
Sipas burimeve bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Pas analizimit të kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, duket një person me kapuç në kokë dhe i afrohet njërës nga makinat dhe i vë zjarrin e më pas largohet.
Zbardhen detaje të reja nga djegia e 3 makinave në Laç. Sipas burimeve bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Pas analizimit të kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë, duket një person me kapuç në kokë dhe i afrohet njërës nga makinat dhe i vë zjarrin e më pas largohet. Nga era flakët janë përhapur dhe në dy mjetet e tjera. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe indentifikimit e autorit.