Qeveria greke nuk arriti marrëveshje me kreditorët evropian të premten, ka konfirmuar Jeroen Dijsselbloem, president i Eurozonës.

Ai vuri në dukje se nevojitet marrëveshje gjithëpërfshirëse me Greqinë përpara se të miratohet paketa e shpëtimit, në mënyrë që ti ofrohet ndihmë Athinës, e cila po përballet me një krizë të thellë financiare.

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë shprehur mospajtim me reformat ekonomike të propozuara nga qeveria greke.

Marrëveshja ende është e mundur në mes të dy palëve para 20 majit, që është dakorduar si afat i fundit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Dijsselbloem sot tha se koha po kalon dhe se është e nevojshme që të veprohet me shpejtësi.

"Përgjegjësia kryesore për progres i takon Greqisë", tha Dijsselbloem./AA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)