Dijsselbloem:Jugu shpenzon për gra
dhe alkol më pas kërkon borxhe

Dijsselbloem:Jugu shpenzon për gra<br />dhe alkol më pas kërkon borxhe
Duke se Unioni Europian nuk është aspak i qetë, madje përçarje të reja duken edhe në mjedisin e brendshëm.

Trazirën e radhës e shkakton presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.

“Gjatë krizës së euros vendet e Veriut kanë treguar solidaritet me vendet më të goditura. Si socialdemokrat i jap rëndësi solidaritetit por edhe detryrimeve. E në këto kushte nuk mund të shpenzosh para për alkol dhe gratë e më pas të kërkosh ndihmë” u shpreh diplomati i cili shkkatoi edhe reagimin e shumë eurodeputetëve mesdhetarë.

Shumë deputetë spanjollë kanë kërkuar që presidenti të kërkojë falje për deklaratën e dhënë. Por Dijsselbloem është justifikuar duke thënë se askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse nuk është cështja Jug a Veri, por ky rregull sipas tij  vlen për të gjithë.

“Nëse duhet solidaritet duhet të respektosh detyrimet cka Holanda shpesh herë nuk e ka bërë”, shton presidenti.

Por përgjigja duket se nuk i ka pëlqyer aspak politikanëve italianë, madje ish kryeministri Italian Renzi ka kërkuar që ai të dorëhiqet.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë