/ATSH-AFP/ - Qeveria greke është shumë serioze në vullnetin e saj për reformat, theksoi sot kreu i zonës euro, Jeroen Dijsselbloem, pasi Greqia u dërgoi kreditorëve të vendit listën e reformave që ajo propozon për qëndruar nën injektimin financiar.
"Besoj se grekët janë shumë seriozë, por bëhet fjalë vetëm për hapin e parë", deklaroi sot Dijsselbloem para parlamentit Evropian.
Finalizimi i reformave të paraqitura nga Greqia duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me kreditorët, dhe për këtë do të duhet kohë.
Athina u dërgoi sot partnerëve evropianë një program reformash, kusht për vazhdimin e mbështetjes financiare, që u mirëprit nga Brukseli, i cili e shikon si një pikënisje të vlefshme.
"Lista e reformave, premtuar BE-së nga Greqia për një zgjatje prej katër muajsh të financimit të vendit, mbërriti në kohë në Bruksel", njoftoi sot Komisioni Evropian.
"Ky program reformash që Greqia i dërgoi BE-së është një pikënisje e vlefshme për Athinën dhe kreditorët që të bien dakord për vazhdimin e financimit të vendit", theksoi sot një burim i Komisionit Evropian.
"Lista është mjaftueshmërisht e plotë për të qenë një pikënisje e vlefshme në kuadër të një përfundimi të suksesshëm nga rishikimi i programit grek të reformave që do të mundësojë deri në muajin prill rifillimin e akordimit për Greqinë të asistencës financiare evropiane", shtoi burimi.
Trojka, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të duhet të do të bien dakord për masat e njoftuara dhe të vendosin nëse ato janë në përputhje me angazhimet e Greqisë dhe të natyrës për të kënaqur kreditorët./
/Shqiptarja.com