Me një ceremoni të veçantë kanë filluar punimet për rindërtimin e kishës së Shën Mërisë në Golem të Lushnjës.
Objekti i kultit sipas të dhënave historike ishte ndërtuar në vitin 1800 dhe ka funksionuar deri në vitin 1967 kur u shemb nga sistemi së komunist. Asokohe vendi u kthye në kazermë ushtrie ndërsa sot, kisha po rindërtohet nga themelet me fondet e kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë.
Gurin e themelit e vendosi, Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe Myzeqesë, Asti Bakallbashi.

Arkitekti Beniamin Tushe, tha se kisha e Shën Mërisë në Golem do të jetë ndërtim modern gërshetuar me vlerat autentike të kishës së vjetër.
Zona e Myzeqesë është e njohur për objektet e kultit, ndërtuar në shek. XVIII, të cilat janë monumente kulture. Këtu përmendim, Kishën e Shën Kollit në Krutje dhe Kishën “Fjetja e Shën Marisë” në Bishqem, me afreske të pikturuara nga vëllezërit Çetiri.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komente

