Diktatura në Korenë e Veriut, si
ajo në Shqipëri, rrëfehet e arratisura

Diktatura në Korenë e Veriut, si<br />ajo në Shqipëri, rrëfehet e arratisura
Koreja e Veriut është aktualisht një nga vendet me diktaturën më të ashpër në botë. Ekzekutime, lavde ndaj liderave e shumë absurditete të këtij lloji janë pjesë e përditshmërisë në Kore, teksa duket pothuajse e pamundur të shpëtosh nga regjimi i rreptë totalitar.

E ngjashme me periudhën komuniste në Shqipëri, e vetmja mënyrë për të dalë prej andej është arratisja, lëvizje që shpësh rezulton të jetë fatale. Një nga vajzat që ka mundur të largohet prej andej, Hyeonseo Lee, ka përshkruar jetën në diktaturë dhe karakteristikat e saj që e diferencojnë nga mënyrat demokratike të qeverisjes.

"Muret kanë veshë dhe frika ka sy. Emri im është Hyeonseo Lee dhe jam një nga shumë personat e dëmtuar nga diktatura në Korenë e Veriut. Unë jam rritur në Korenë e Veriut dhe u largova nga vendi në moshën 17-vjeçare. Tani kam shkruar autobiografinë time të titulluar “Vajza me Shtatë Emra”. Çdo gjë me të cilën u rritëm në Korenë e Veriut konsiderohej normale, t’i thurje lavde liderëve, ekzekutimet në public. Ne u rritëm duke parë ekzekutime në publik. Këto ishin gjëra shumë normale për një qënie njerëzore. Unë mendoja se çdo vend kishte këtë sistem dhe ekzekutimet e vazhdueshme ishin një alarm që më kujtonte se nuk mund të bëj asgjë kundër dëshirës së qeverisë dhe liderëve tanë. Në Korenë e Veriut nuk mund të thërrasësh liderat në emër, duhet t’u vendosësh patjetër një titull përpara emrit, në të kundërt mund të dërgohemi në burgun e të burgosurve politikë. Koreanët e dinë se duhet të tregohen shumë të kujdesshëm me gjërat që thonë, pasi duke thënë fjalët e gabuara mund të përfundojnë në burg. Pastaj jo vetëm ti, por e gjithë familja do të zhduket brenda natës. Eshtë një fenomen i njohur brenda në vendin tonë. Nuk e dimë se çfarë ndodh me personat që hyjnë aty brenda, ajo që dimë është se në momentin që hyn aty, nuk del më derisa vdes. Mamaja më këshillonte gjithmonë, të tregohesha e kujdesshme të mos i thoja ato që dëgjoja në shtëpi jashtë saj. Kjo është Koreja e Veriut. Ndihem sikur jetonim në burg. Një burg virtual brenda vendit dhe ende nuk e dinim që po vuanim."
koreja e veriut
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0