“Dikur ishe pabuks”, të rinjtë shqiptarë kanë një mesazh për Philip Plein (Video)

“Dikur ishe pabuks”, të rinjtë shqiptarë kanë një mesazh për Philip Plein (Video)

Biznesmeni Philip Plein

Në ditët e sotme është vërtet një luks të vishesh me rroba të markave të njohura, po flasim për ato origjinalet. Por jo të gjithëve u krijohet mundësia kështu që shumë të rinj, u drejtohen dyqaneve me imitime, dhe në këtë mënyrë ndjehen më trendy. Por fakti që shumë të tillë në fotot që publikonin në rrjetet sociale, ku ishin të veshur me imitime, etiketonin markat e njohura origjinale, e ka acaruar biznesmenin Philip Plein.

Ditën e kaluar ai publikoi me fytyrë dhe emër disa foto të shqiptarëve të cilët e kishin etiketuar ‘padrejtësisht’. Por sot të rinjtë shqiptarë, menaxherët e faqes “Rich Kids Tirana”, kanë dhënë një përgjigje për pronarin e markës së njohur.

Ata kanë publikuar video dhe foto të ndryshme, ku etiketojnë Pleinin dhe shkruajnë se ai dikur ishte pabuks e ndërsa sot shan shqiptarët. “S’ka me shqipet,”- shkruajnë më tej administratorët e faqes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!