Prej vitesh tradita e notit në Pogradec ishte venitur, por me iniciativën e trajnerëve dhe ish-notarëve mbi liqen është improvizuar një pishinë mbi liqen, me qëllimin për të mësuar të rinjtë të cilët e kanë pasion. Një ndër trajnerët që punon vullnetatisht është ish-rekordmeni Sotiraq Iftica.
“Noti është një sport që të jep kënaqësi, të shpëton veten tëndë dhe jetë njerëzish kur janë në rrezik,”-u shpreh Sotiraq Iftica, trajner noti.
Vladimir Mato është një tjetër ish-notar i cili tani është trajton të rinjtë në qytetin e Pogradecit.
“Jam shumë i kënaqur që u rifut nota në ekipet tona dhe garat kombëtare. Shpresoj që të arrijmë rezultatet e kërkuara që kemi garuar në vitet tona,”-tha Vladimir Mato, trajner noti.
Fëmijët të cilët janë bërë pjesë e këtyre trajnimeve shprehen të lumtur që kanë mundësinë të mësojnë notin.
"Pse të pëlqen noti? Mëson shumë gjëra, është i bukur dhe është sport,”-u shpreh një fëmijë.
“Me not kam më pak se 1 muaji deri më tani. Është shumë qef dhe një mënyrë e bukur për të kaluar mëngjeset e nxehta të verës,”-tha një tjetër fëmijë.
“Unë kam ardhur nga Tirana dhe jam këtu në pogradec për të pushuar. Më pëlqen noti sepse kur një njeri është në nevojë dua ta shpëtoj,”-deklaroi një tjetër fëmijë.
“Unë jam nga Tiaran dhe mbush 10 vjeç. Më pëlqen shumë të notoj dhe më kanë nxitur prindërit që 6 vjeç. Ndoshta ndonjë njeri mbytet ndonjëherë dhe unë dua që ta ndihmoj,”-u shpreh një tjetër fëmijë.
Edhe pse ka një nxitje dhe lëvizje në Pogradec, sërish noti në këtë qytet mund të praktikohet vetëm në stinën e verës. Trajnerët thonë se mungojnë pishinat e mbyllura dhe bëjnë thirrje që kjo të ndryshojë.