
Aktori francez Gerard Depardieu mori nënshtetësinë ruse në vitin 2013 pasi u largua nga Franca për arsye taksash. Aktori, i cili asokohe mori pasaportën ruse personalisht nga Vladimir Putin, sot me luftën në Ukrainë e ka akuzuar atë për “veprime të çmendura dhe të papranueshme”. Depardieu tha se populli rus nuk ishte përgjegjës për sjelljen e presidentit të tyre.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi nga Kremlini. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, pohoi se aktori ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe ofroi që ta shpjegonte atë.
Lajmi kryesor:
Sulm në një depo nafte në Rusi, Moska akuzon Kievin: Do rëndojë bisedimet! Ukraina: S’e bëmë ne! The Times: Pekini, bashkëpunëtor i Putinit, hakëroi objektet e Ukrainës para pushtimit











