Godina që dikur ka shërbyer si materniteti i Korçës ka përfunduar restaurimin dhe tashmë do të shërbejë si administrata e Polit të Dijes në Korçë. Lajmi është ndarë nga kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.
“Mirëmëngjes, dhe me rilindjen e godinës historike të dikur maternitetit të Korçës, ndërtuar si dhuratë e të pavdekshmit Thoma Turtulli për qytetin e tij, e cila u shpëtua nga asgjësimi e do të shërbejë plot hir si qendra administrative e Polit të ri të Dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Poli i Dijes është kampusi i ri universitar ku veç godinave të ish-Sanatoriumit është konservuar dhe restauruar vetëm kjo ndërtesë e dhuruar nga Thoma Turtulli. Do të ketë edhe një godinë të re 6-katëshe, hapësira për auditorë, laboratorë, bibliotekë e gjithçka nevojitet për një kampus universitar. Ndërtimi financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Komente













Keni bere shume mire qe e keni restauruar.Vilat dhe ndertesat e vjetra ne Shqiperi kane qene nje mrekulli arkitekturore.Me vjen keq qe shume u lejuan te rrafshohen,sidomos ne qytetet kryesore e ne vend te tyre u ngriten pallate betoni te shemtuara.Keto lloj ndertesash,por dhe vilat e vjetra duhen shpallur ndertesa historike per te ndaluar rrafshimin e tyre.Me ben pershtypje se si ishte katandisur kjo ndertese me pare!
PërgjigjuRespekte e MirëNjohje për Fisnikët e Vithkuqit,Atdhetarë të mëdhenj!! Projekti duket i bukur,edhe kjo arkitekturë me shkallare interesante!
Përgjigju