Dikur vinte pas Alex Ferguson, sot ka kantinë vere! “Futbolli nuk më mungon, shqetësim mbeten faturat”

Dikur vinte pas Alex Ferguson, sot ka kantinë vere! “Futbolli nuk më mungon, shqetësim mbeten faturat”

Alberto Malesani

"Stërvitja është diçka që më mungon, por vetëm ai aspekt. Pjesa tjetër nuk me mungon”. Alberto Malesani është trajneri i fundit italian që ka fituar me një klub italian në Europë, por futbolli i përket një jete tjetër për të. Tani është vera dhe biznesi familjar, La Giuva, i cili mban një marrëdhënie të pazgjidhshme me rrënjët dhe tokën e saj. Ish-trajneri i Fiorentinës, Modenës, Palermos, Udineses, Sienës dhe Bolonjës është vlerësuar shumë prej disa kohësh për modernitetin e ideve të tij dhe për mënyrën se si i shprehte ekipet e tij. Në vitin 1999 ai ishte i dyti pas Alex Ferguson dhe Valerij Lobanovsky në renditjen e trajnerëve më të mirë të UEFA-s. Kulmi i karrierës së tij erdhi te Parma, kur ekipi verdheblu fitoi 3 kupa në harkun e 4 muajve: Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe Kupën UEFA; triumfi i fundit i një ekipi italian në kete kompeticion…

Një aksident i rëndë automobilistik, në nëntor 2000, ishte preludi i një periudhe jo fort të lumtur për Malesanin: fillimisht erdhi shkarkimi nga stoli i Parma-s më pas aventura te Hellas Verona, të cilën tifozët e tij të vjetër të Chievos nuk ia falën kurrë dhe përfunduan me një rënie në Serie B.

Eksperiencat e mëvonshme do të shohin pak gëzime dhe shumë zhgënjime, por trajneri i San Michele do të jetë në gjendje të gjejë hapësirën e tij për mënyrën sesi mbrojti punën në kohën e Panathinaikos dhe Genoa me dy konferenca për shtyp që janë ende virale në mediat sociale sot. Megjithatë, këto gjëra nuk i interesojnë më: “Tashmë kam kapërcyer gjithçka, edhe këtë”. Ideja për të investuar në një kantinë lindi pas një udhëtimi në Bordeaux në vitin 1999.

"Aty e mora vendimin, por tashmë i kisha hedhur themelet më parë. Unë kam qenë gjithmonë pranë botës së verës, duke qenë se jam rritur në këto zona dhe sepse ishte pasioni i babait tim. Aty më erdhi një ide që më ka magjepsur gjithmonë deri në realizim. Jemi shumë të shqetësuar dhe nuk duhet ta fshehim. Po vijnë fatura që janë trefishi i normales, sidomos në një periudhë si kjo që punojmë shumë me frigoriferë. Duhet të thajmë rrushin, pasi me Valpolicella punojmë shumë. Ne përpiqemi të shkojmë në rrugë natyrore dhe kemi një pjesë të vogël të qëndrueshme, por tani po përpiqemi të kuptojmë se çfarë të bëjmë për të ardhmen e afërt”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë, pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'