'Dil kërko borxh te komshinjtë', të sapomartuar, burri nga Kamza rreh 23-vjeçaren derisa humb ndjenjat

'Dil kërko borxh te komshinjtë', të sapomartuar, burri nga Kamza rreh 23-vjeçaren derisa humb ndjenjat

Foto ilustruese

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një çift normal. Ai i kërkoi që gruaja të dilte të kërkonte lekë boxh tek komshinjtë, pasi i kishte xhepat boxh dhe i duheshin paratë me vete.

Pas konfliktit dhe këmbënguljes, 23-vjeçarja e sapomartuar, i ka kërkuar të shoqit të dilte të punonte, por është gjendur nën goditje të forta derisa i ka rënë të fikët. Kur e reja është përmendur, ka parë që partneri kishte dalë nga banesa për t’u larguar në drejtim të paditur.

Policia e Kamzës thotë se për dhunën në familje shpalli në kërkim burrin dhunues, që është një 30-vjeçar, me inicialet D.D. Referuar kallëzimit të gruas së gjakosur, ai dyshohet se masakroi bashkëshorten me grushta derisa ajo nga dhimbja humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Burime policore treguan se e reja është gjendur nën sulmin e partnerit në prani të vjehërrit dhe vjehërrës, që më pas janë munduar ta ndihmojnë të renë dhe, të frikësuar prej tij, i janë lutur që të mos merrej me të.

Por duket se 23-vjeçarja gjendet nën dhunë sistematike nga partneri prej kohësh. Si ajo, edhe prindërit e bashkëshortit. Ajo thotë në kallëzim se i shoqi me siguri është një person i përkëdhelur që kërkon t’i plotësohen të gjitha kërkesat.

“Dhuna u bë sistematike, është bërë e padurueshme. Në darkë rreth orës 20.30 pa asnjë motiv, më gjuajti.

Me grushta në fytyrë, më tërhoqi për flokësh gjersa u rrëzova. Në mëngjes, më kërkoi të dilja te komshinjtë dhe të kërkoja lekë borxh për të, mbasi ai nuk kishte lekë në xhep. Kur unë e kundërshtova sepse nuk mund ta bëja diçka të tillë, më gjuajti në kokë. Ndjej dhimbje në buzën e poshtme dhe në kokë nga pas”, ka deponuar e reja. Policia konfirmonse e kërkoi të riun në disa lokale që D.D. i frekuenton zakonisht, por pasi nuk e gjeti askund, e shpalli në kërkim policor.

Denoncuesja shprehet para agjentëve të policisë se pas këtij sulmi, i shoqi doli i nevrikosur nga banesa: “Nuk e di se ku ka shkuar. Ai doli duke fyer dhe ofenduar dhe telefonin nuk e mori, kurse unë humba ndjenjat”, përgjigjet e reja, e cila për shkak të martesës me shkuesi është kujdesur që ta mbajë sekret dhunën sistematike dhe po ashtu të mbajë larg kësaj situate prindërit e saj. SI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiponja: 12/04/2021 18:19

    Ka lujt menq per vota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve