TIRANE- Dy javë pasi njoftoi se buxheti i vitit 2013 do të jetë më i madhi që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, duke kapur shifrën e mbi 400 miliardë lekëve, Kryeministri Berisha iu kthye gjerësisht temës sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë dhe në atë të grupit të deputetëve demokratë.
Por ndryshe nga dy javë më parë, Kryeministri u duk se ndryshoi mendje mbi prioritetet e buxhetit të ardhshëm. Më 5 nëntor deklaroi se ai do të ishte portofoli i dytë i qytetarëve, duke theksuar se rritja e rrogave dhe pensioneve ishte prioritet absolut.
“Natyrisht buxheti është në përputhje të plotë me filozofinë tonë do jetë portofoli i dytë i çdo qytetari shtesë. Destinacioni i parë dhe jetik do jetë rritja e rrogave dhe pensioneve, ky është një zotim solemn i kësaj mazhorance.”, ishte shprehur Berisha më parë.
Ndërsa këtë të hënë Berisha ndryshoi ide: përballë ministrave tha se prioriteti janë rrugët dhe për këtë kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
“500 milionë dollarë do të shkojnë për rrugët e këtij vendi. Pra rruga do mbetet përparësia absolute. Dhe një herë kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, tha sot Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Por nuk zgjati shumë dhe vetëm dy orë më vonë Kryeministri deklaroi në mbledhjen me deputetët demokratë se fokusi janë rrogat dhe pensionet.
Shefi i Qeverisë njoftoi gjithashtu se niveli i borxhit parashikohet të rritet nga 60% që është aktualisht, nivel ky i konsideruar si i rrezikshëm nga ekspertët ndërkombëtarë, në 62.6%.
SULMI NDAJ RAMES
Ai sulmoi Ramën se është tërësisht i shkëputur nga realiteti. “Jeton në një kapsulë që e pengon të shohë realitetin”- tha Berisha duke shtuar se “mbeti te matematika e Ramzi Alisë. E ka në majë të gjuhës deklaratën e 1991 që për të përçudnuar pluralizmin do të thoshte mediave në botë se në Shqipëri ka 1 milionë hajdutë të papunë e spiunë”.
(im/gre.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com