Jadon Sancho mbetet objektivi numër një i Juventusit nga tani deri në fund të afatiti kalimtar veror, që do të mbyllet në mesnatën e së premtes.
Amine Adli, është ‘plani B’ në rast se sulmi ndaj Sanchos dështon, sipas asaj që u raportua nga The Guardian. Bardhezinjtë po vlerësojnë marokeno-francezin nga Bayer Leverkusen, një lojtar që mund të luajë si një mesfushor sulmues, sulmues anësor ose sulmues i dytë.
Adli, i lindur në vitin 2000, ka një kontratë me Bayer Leverkusen që skadon më 30 qershor 2026 dhe ka një vlerë prej 25 milionë eurosh.
Adli e ka nisur karrierën te Toulouse, ku luajti 43 ndeshje, duke shënuar 8 gola në ekipin e parë nga viti 2019 deri në vitin 2021, përpara se të transferohej në Bayer Leverkusen. Nga viti 2021 deri më sot, ai ka luajtur 112 ndeshje ku ka shënuar 21 gola. Një lojtar fleksibël dhe modern, siç i pëlqen Thiago Mottas.