Dimër marrëdhëniesh mes CEZ
e Qeverisë, i hiqet monopoli

Dimër marrëdhëniesh mes CEZ<br />e Qeverisë, i hiqet monopoli
TIRANE- Qeveria po i përplas "derën" në fytyrë kompanisë çeke CEZ Shpërndarja. Shumë të zhgënjyer për mënyrën sesi çekët po menaxhojnë këtë shërbim, aq më tepër disa veprime që kanë shkuar ndesh me politikën e qeverisjes; mosmarrja në konsideratë e udhëzimeve por edhe sugjerimeve të këshillit të ministrave, kanë çuar tashmë në vendimin për të qenë sa më dorështrënguar, ndaj privatizimit më të rëndësishëm në vend që është CEZ Shpërndarja.

Një nismë e fundit ligjore do të diskutohet në parlament ditën e enjte. Drafti, të cilin po e publikojmë në "Shqiptarja.com", paraqet një ndryshim thelbësor, duke i hequr kompanisë CEZ shpërndarja monopolin, apo mundësinë për të qenë e vetme në treg sidomos për konsumatorë të mëdhenj të energjisë elektrike.
Në një të ardhme më afatgjatë, nisur edhe nga performacat apo dëmet që kjo kompani po shkakton me konsumatorin, qeveria do të vendosë që edhe operatori shtetëror KESH sh.a, të mos importojë më energji elektrike për CEZ Shpërndarjen, por kompania çeke, ta blejë vetë në tregun e huaj, apo edhe nga KESH, energjinë elektrike.

ÇFARË PO NDODH?
Ministria e Ekonomisë ka përpunuar ndryshimet në ligjin "Për sektorin e energjisë elektrike" të ndryshuar, kuvendi vendos të ndryshojë pikën për "klientët e kualifikuar". Klientë të kualifikuar janë firma të mëdha që punojnë me energjinë elektrike, një ndër to mund të pëmendet psh edhe kompania Kurum, të cilat kanë kontrata shumë të veçanta me kompaninë e shpërndarjes, dhe kompani që harxhojnë me miliona kilovat/orë energji elektrike.
Ligji i ri përcakton se "Klienti i Kualifikuar" do të konsiderohet automatikisht çdo konsumator i energjisë elektrike, i lidhur në rrjedhin e energjisë elektrike me tension 110 kv e sipër, si dhe çdo konsumator tjetër i energjisë elektrike, që pavarësisht nivelit të tensionit të rrjetit të energjisë elektrike në të cilin është lidhur, ka një konsum vjetor të energjisë elektrike më të madh se 50 milionë kë/orë". Neni dy i këtij ndryshimi përcakton se "klienti i kualifikuar lidh kontratë për furnizimin me energji elektrike me çdo furnizues të kualifikuar, vendas apo të huaj, të licensuar nga ERE. Kontrata do të jetë në përputhje me rregullat e tregut të energjisë elektrike, të miratuara nga ERE", thuhet në ndyrshimet e ligjit që pritet të kalojë me shpejtësi ditën e enjte në kuvend.
SITUATA
Kjo është "shpulla" më e rëndë që kompania çeke CEZ Shpërndarja, ka marrë deri tani nga shteti shqiptar. Duke i lejuar firmat e mëdha dhe të fuqishme të energjisë, që të dalin të negociojnë vetë për tarifat dhe çmimet, qoftë në tregun vendas, ashtu edhe atë ndërkombëtar, i hiqet kompanisë CEZ një shumë e madhe lëvrimi fondesh, që më parë kanë qenë në dorën e kësaj kompanie. Pra, CEZ shpërndarje nuk ka më monopolin në shpërndarjen e energjisë elektrike. Ndryshimet ligjore, në këtë situatë, ku vetë kompania CEZ ka kërkuar nga Enti Rregullator i Energjisë që të marrë në konsideratë edhe dëmin e madh ekonomik që ajo pretendon se i është shkaktuar në Shqipëri, do ta vënë në vështirësi kompaninë çeke. Humbja e monopolit në shitjen e energjisë elektrike për konsumatorin brenda vendit, është një shkallë më shumë për ndryshimet e mëdha ligjore që mund të ndodhin në të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS