Ky dimër ka trokitur vonë, por duket se po vjen më i fuqishëm se ai i viteve të fundit. Këtë fundjavë pritet një shpërthim i të ftohtit nga Arktiku drejt Evropës Lindore qendrore dhe juglindore.
Severe Weather, thotë se stuhia dimërore do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë. I ftohti do të një stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë gadishullin Ballkanik.
Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar se Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensive në disa zona. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sipas Severe Weather, stuhia e dimrit do të fillojë të forcohet të shtunën në vendet jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë, me reshje të dendura shiu dhe bore.
Parashikohet që reshjet intensive bore të kombinuara me erëra të forta do të përfshijnë Sofien në Bukuresht në Odessa dhe Kiev në Ukrainë.
Në datën 26 nëntor parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.
Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.
Agjencia Kombëtare e Mbrotjes Civile u kërkon bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t'ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Gjithashtu në raste emergjente është në dispozicion numri i emergjencave 08000911.
Instituti i Gjeoshkencës ka njoftuar Shqipëria do të përfshihet në fundjavë nga moti i keq.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.
Në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensive në disa zona.
Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në verilindje-lindje në lartësinë mbi 200-300 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 700-800 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. Në verilindje-lindje hera-herës reshjet e borës pritet të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës.
Ndërsa në datën 26.11.2023, parashikohet ndërprerja e reshjeve të shiut dhe në zonat malore në lartësinë mbi 200-300 dhe juglindje në lartësinë mbi 700-800 metra, reshje bore deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët më pas pritet ndërprerja e tyre.
Priten ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në zonat malore.
A po bindeni npraktik se të xhithë klerikët fetar që jetojn nkorriz t’huaj janë shpirta t’shitun,mas pakti njerëzor jan hoxhallarët,kta nuk po i pranojn argumentet,se na të gjithë jemi shpirta,dhe të pa vdekshëm,mas miri e din bijat kto i rilindin të dashnit e vetë,me borqli merret industria,ka edhe sakata të ndryshëm kan rreziku për familje,tani familja kujdeset për ta,shkurtë të gjithë të smuarit e duam shëndetin,kemi nevoj për ushqim shpirtnor,kushdo koftë iblisi apo dexhalli jemi shpirta,Namazi na qetson të xhithve,të xhithë kan pasardhës,qetsohen shpirtat,zvoglohen katastrofat Natyrore,në kët bot kurxha ska të vdekun asë falas,askush askujtë nu i jetë borqë,jeta po vazhdon
Përgjigju