Dinamo do ndryshojë fytyrë sezonin e ri. 18-herë kampionët e vendit u kthyen në elitën e Shqipërisë, teksa burime për Report TV bëjnë me dije se "Blutë" do ndryshojnë emër dhe do rikthehen te stema e mëparshme. Tanimë skuadra do quhet Dinamo City, ndërsa fanellë pritet e kaltër me vija të lehta në të bardhë.
Pritet që presidenti Ardian Bardhi mos jetë investitori i vetëm në klub, teksa do ketë një bashkëpunim me "Durrës Yacht dhe Marina". Iniciatorët e këtij projekti janë personat që kanë marrë përsipër ndërtimin e portit të Durrësit, çka përligj emrin në fanellat e reja.
Pak ditë më parë, vetë presidenti Bardhi është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe pritet që Blutë të kenë një bashkëpunim edhe me Manchester City-n. Pak muaj më parë klubi i Premier League nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të pasur një Akademi në Durrës, aty ku do pëfitojnë 70 mijë metër katrorë tokë, për këtë projekt. Si një ekip satelit i City-t, Dinamo do përfitojë edhe tokë në Durrës për një stadium, teksa për momentin stërvitja e klubit do zhvillohet në kompleskin në Arbanë (Tiranë).
Në të tilla kushte do jetë edhe Dinamo që do bashkëpunojë me City-n, me formën konkrete që nuk bëhet me dije në 100 përqind. Revolucioni te Dinamo përfshin edhe Igli Taren, me ish-drejtorin e Lazios që do japë ndihmën e tij për ndërtimin e një klubi modern. Ky i fundit ishte dje prezent në Korçë për të ndjekur miqësoren e Dinamos me Skënderbeun (1-1).
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Partizani dhe Dinamo paqe me gola, Tirana jep shenja shprese në Ballsh! Skënderbeu përmbys Teutën
25 Janar, 19:10
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh
24 Janar, 12:17
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Drejtuesit e AF Elbasanit takim në zyrat e FC Bologna: Bashkëpunim edhe për ekipin e parë
22 Janar, 16:09
-
Të gjithë të 'çmendur' pas talentit shkodran të Kombëtares, katër klube evropiane duan Kevin Dodaj
21 Janar, 17:12
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
Prap si sottomarine Dinamo????????????????
PërgjigjuPo shyqyr, me ne fund te shkojme ta shofim prape Dinamon ne stadium. Se kemi qe kur ra per here te pare nga kategoria, qe ja vodhi Skenderbeu atehere te gjithe lojtaret dhe qe i zaptuan kompleksin drejtoret e PD-se, qe se kemi pare me. Po te jete serioz ne bashkepunim Man City mund ta shnderroj Dinamo si puna e Ludogorets ne Bullgari. Te behet skuadra e pare shqiptare qe merr pjese ne fazen e grupeve te Champions League.
Përgjigju