TIRANË - Dinamo luan kundër Hajdukut të Splitit në turin e tretë kualifikues të Conference League. Ndeshja e parë luhet më 7 gusht në Split të Kroacisë, ndërsa takimi i dytë dhe ai që do vendos ekipin që do kalojë në fazën play-off është zhvendosur në Tiranë.

"Blutë" e kryeqytetit bëjnë me dije se pas një kërkese të klubit, sfida është zhvendosur nga "Elbasan Arena" për në kryeqytet.

"Klubi dinamovit bën me dije se ndeshja e kthimit kundër Hajduk Split, e vlefshme për turin e tretë të UEFA Conference League, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ka plotësuar dëshirën e tifozëve blu, të cilët tashmë kanë më shumë mundësi për ta përkrahur ekipin e zemrës nga afër në kryeqytet. Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e programuar për më 14 gusht nga “Elbasan Arena” në “Air Albania”, është konfirmuar edhe nga UEFA", bën me dije Dinamo.

Kështu, 'Nëndetësja' do ketë mundësinë që të mbështetet nga afër prej tifozëve të saj, por edhe dashamirësve të futbollit që jetojnë në kryeqytet. Duket se edhe trajneri Ilir Daja do e ketë më të lehtë me tifozët në stadium, si lojtari i 12-të për ekipin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?