Java e 9-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me rezultate që kanë lëkundur renditjen dhe kanë ndezur garën për kreun.

Derbi i takon Dinamos, me dinamovitët që fituan 2-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.

Të besuarit e Ilir Dajës kaluan në epërsi falë autogolit të Atanaskovskit, ndërsa suksesi u “vulos” nga Neziri. Dinamo renditet në vendin e katërt, ndërsa Partizani e sheh veten në vendin e tetë.

Flamurtari triumfoi 1-0 në Vlorë, duke befasuar kështu Vllazninë. Ndeshja ndaj shkodranëve u vendos nga një gol i Markut me penallti, në minutën e 76-të.

Sfida tjetër mes Tiranës dhe Elbasanit përfundoi 1-4.

Në përballjet e ditës së djeshme, Egnatia mposhti Teutën me shifrat 1-0, ndërsa Bylisi fitoi 2-1 ndaj Vorës në Ballsh.