Dinamo merr tri pikë me Mehmetin në stol, mposht 2-1 Skënderbeun

Dinamo fitoi 2-1 me Skënderbeun për javën e 11-të në Superligë. Në ‘Elbasan Arena’ përballja u vendos që në pjesën e parë, aty ku u shënuan të tre golat.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e tetë, kur Luis Kaçorri shënoi një gol të bukur me kokë. Festa e Bluve zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi ishte Nikaj që vendosi ekuilibrat në të 18’.

Dinamo shtoi sulmet dhe gjeti sërish epërsinë në të 28 minutë. Lorenco Vila do shënonte golin që në fund do rezultonte me vlerën e tri pikëve. Me rikthimin e Dritan Mehmetit në stol, Dinamo ka siguruar katër pikë në dy ndeshje, ku pas barazimit në derbin me Tiranën merr tri pikë me Skënderbeun.

Pas javës së 11-të, Dinamo qëndron sërish në vendin e fundit, por me 11 pikë. Korçarët me 13 pikë janë në vendin e gjashtë momental.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille