Kreu i Urdhërit Të Mjekut në Tiranë shprehet se ankesat e pacientëve ndaj mjekëve për gabimet mjekësore janë gjithmonë dhe në rritje.
"Kryesisht janë ankesa për diagnoza të gabuara dhe vdekje të sëmurësh në spitale.
Dhe dëme sigurisht që u ka shkaktuar diagnostikimi, keqzgjatja e qëndrimit në spital, gjymtimet", tha Dine Abazaj, president i Urdhërit të Mjekut.
Më tej Abazaj shton se duhet të ketë urgjentisht një ligj për dëmshpërblimin e pacientëve. Në rastin e gabimeve mjekësore, pacienti duhet të paguhet për dëmin që i është bërë nga institucioni shëndetësor.
/Shqiptarja.com