Dine Abazaj: Gjobitëm
mjekët e “21 janarit”
Urdhri i Mjekut ka marrë masa disiplinore me paralajmërim dhe 100 mijë lekë gjobë ndaj dy mjekëve të spitalit të Traumës, Alfred Gega dhe Sami Koçeku, për deklaratat e dhëna më 21 janar.
TIRANE- Urdhri i Mjekut ka marrë masa disiplinore me paralajmërim dhe 100 mijë lekë gjobë ndaj dy mjekëve të spitalit të Traumës, Alfred Gega dhe Sami Koçeku, për deklaratat e dhëna më 21 janar. Komisioni disiplinor i UMSH-së, pas kërkesës të Ministrisë së Shëndetësisë për hetim të deklaratave të këtyre mjekëve në ngjarjet e 21 janarit. Mjekët deklaruan atëhere se protestuesit u vranë nga afër, duke mbështetur hipotezën e qeverisë Berisha për vrasjet. Kështu, kirurgu Sami Koçeku është gjobitur me 100 mijë lekë, ndërsa mjekut ortoped Alfred Gega i është dhëne vërejtje dhe paralajmërim. Sipas kreut të Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi, këto masa u morën me motivacionin “Shkelje e etikes mjekësore dhe sekretit profesional”.
“Kërkesa pavarësisht se ja ardhur nga Ministri i Shëndetësisë ne gjykimet disiplinore profesionale i bëjmë njëlloj nga kush do qoftë kjo kërkesë, pa anësi dhe pa influenca. Një nga mjekët është gjobitur, kurse mjekut tjetër i është dhënë vërejtje me paralajmërim për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit. Vendimi do t’i dërgohet të hënën Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mund ta pranojë ose të vendosë ta apelojë”, tha Abazaj. Deklaratat janë bërë në analizën vjetore të Urdhrit të Mjekut, ku është vënë theksi tek lëvizjet e shumta në administratën e shëndetësisë, të cilat pengojnë zhvillimin cilësor të këtij sektori jetik.
Licensimet
Ndërkohë një tjetër problematikë që haset është edhe moslicencimi i mjekëve si dhe fakti që shumë prej tyre nuk kanë kreditet e nevojshme të cilat fitohen gjatë edukimit në vazhdim. “Duhet të penalizohen ata që nuk plotësojnë kreditet, është një nga kërkesat për t'u licencuar dhe t'u rilicensuar është plotësimi i krediteve. Jemi në diskutim dhe me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim dhe me Ministrinë e Shëndetësisë si do të veprohet me këta mjekë të cilët nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha kreditet deri në fund të këtij cikli që është 2015”, tha Abazaj. Për vitin 2013 në zyrat e Urdhrit të Mjekut janë depozituar 57 ankesa nga pacientët ndaj mjekëve, nga të cilët për 3 mjekë është marrë masa disiplinore ndërsa 8 janë në ndjekje nga organet e drejtësisë. Ndërsa për vitin 2014 deri më tani janë depozituar 13 ankesa ndaj punës së mjekëve.
ANKESAT E PARAQITURA PRANË URDHRIT TE MJEKUT
VITI 2013
57 ankesa ndaj mjekëve
40 ankesa janë nga Tirana
28 ankesa janë tërhequr
16 ankesa janë zgjidhur me mirëkuptim
5 kanë kaluar në gjykim disiplinor
3 kanë marrë paralajmërim
2 mjekë të pafajshëm
8 ankesa po ndiqen nga drejtësia
VITI 2014
13 ankesa deri më tani
5 ankesa u mbyllën me mirëkuptim
6 ankesa kanë kaluar në komision disiplinor
1 mjek ka marrë vërejtje
1 mjekë i pafajshëm
1 mjekë ka marrë gjobë dhe paralajmërim
1 mjekë i është hequr licenca për 3 muaj
4 ankesa po shqyrtohen
Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.7%
-
Të gabuar
55.9%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 118
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Dimri është stina e tyre! Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që e adhurojnë të ftohtin
23 Janar, 19:55
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47