TIRANE- Me Shqipërinë, për herë të parë shkrimtarin grek Dinos Koubatis e ka lidhur një grua. Bashkëshortja e tij është shqiptare. Një degë e prejardhjes së tij është arvanitase. Për të bashkëjetesa mes popujve do të ishte shumë e thjeshtë, sikur instrumentet e përplasjeve dhe konflikteve të mos dirigjoheshin nga superfuqitë dhe qëllimet e tyre, sipas tij për “vjelje” të të mirave materiale nga popujt që janë pak më të brishtë. Prej 22 vjetësh pas kontaktit të aprë me Shqipërinë, shtëpia e tij në ishullin Salamina është bërë bujtëse e shkrimtarëve më të shquar shqiptarë, si Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Ali Podrimja, e të tjerë, por edhe e emigrantëve.