Diploma false nga Shqipëria në Maqedoni

Në fillim të vitit 2012, media maqedonase shkroi se uiversitetet shqiptare deri dhe zyrtarë të korruptuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ishin përfshirë në një “biznes” fitimprurës diplomash. Diploma të rreme me titujt, “i diplomuar”, “magjistër”, ose “doktor shkencash” vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria”, shkruante në numrin e 30 dhjetorit gazeta maqedonase “Veçer” e Shkupit në shkrimin me titull “Nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë vijnë “M.Sc.” dhe “Dr.” Sipas Gazeta “Veçer” rritja e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohjen reciproke të diplomave. Ky fakt ka tërhequr dhe vëmendjen e autoriteteve të larta bullgare, pas njoftimit të agjencisë së lajmve “Focus” të Sofjes, që i referohet gazetës “Veçer”. Me pak para në xhep, me pak përpjekje, por me shumë vullnet për statusin e akademikut filloi afera e diplomave të falsifikuara, që u bë publike në vitin 2002, kur u zbuluan diploma të rreme nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.
(sg/.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit