TIRANE - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) kërkon lirimin e 13 punonjësve të policisë së burgut të Fushë-Krujës me argumentin se janë me diploma false.

Sipas një njoftimi zyrtar të SHKBB-së, nga verifikimet dhe veprimet procedurale të kryera dokumentohet se 13 punonjës policie të Burgut të Fushë-Krujës kishin depozituar diploma të falsifikuara për punësim duke konsumuar tërësisht elementët veprës penale “falsifikim i dokumenteve shkollor”.

Pas kryerjes së veprimtarive procedurale SHBB ka referuar në Prokuroritë e Tiranës dhe Krujës 13 materiale procedurale për fillimin e Procedimeve penale në ngarkim të 13 punonjësve të Policisë së Burgut Fushë-Krujë.

Në përfundim të njoftimit për shtyp, SHKBB thekson se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Gazment Dibra, lirimin e menjëhershëm të këtyre punonjësve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)