Diploma të dyfishta me La Sapienza në Romë dhe Côte d’Azur të Francës për studentët e UAMD

Diploma të dyfishta me La Sapienza në Romë dhe Côte d’Azur të Francës për studentët e UAMD

Universiteti Aleksandër Moisiu

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ndërmjet Departamentit Administrim Publik aktualisht ofron dy diploma të dyfishta, një në ciklin e parë të studimeve bachelor në profilin Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me Universitetin “Sapienza” të Romës, Itali dhe një në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave në Administrim Publik me Universitetin Côte d’Azur të Francës.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Univeristetin “Sapienza” të Romës në Itali dhe për njohjen e diplomave.

Kështu, studentët të cilët zgjedhin të studiojnë në këtë universitet, do të marrin edhe një diplomë nga universiteti i njohur italian “Sapenza”. Ky program i parë i kësaj natyre në Shqipëri ofron përgatitjen e duhur për menaxhimin e politikave për bashkëpunim dhe zhvillim, me vëmendje të veçantë në aspektet institucionale dhe socio-kulturore.

Gjithashtu, Universiteti i Durrësit ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin e Nicës në Francë.

E pyetur lidhur me këto diploma Përgjegjësja e Departamentit Administrim Publik, Gentiana Kraja, shprehet se, diploma e dyfishtë është një mundësi e shkëlqyer për studentët shqiptarë të cilët tani kanë mundësinë të fitojnë në fund të studimeve të tyre një diplomë italiane në një nga universitetet më të mira në rang botëror, dhe një diplomë franceze gjithashtu e të njëjtit kalibër pa pasur nevojë të ikin nga Shqipëria.

“Studimet e këtyre dy diplomave janë parashikuar të zhvillohen në Shqipëri në të tre vitet akademike. Studentët shqiptarë do të kenë gjithashtu mundësi për të këmbyer eksperienca studimi edhe në Universitetin “Sapienza” të Romës, ashtu siç edhe në Universitetin Côte D’Azur të Nicës në varësi të programit. Kurrikulat e secilës prej këtyre diplomave janë ndërtuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’i përgjigjen në mënyrë thelbësore tregut të punës, por edhe në harmoni të plotë me kurrikulën analoge në Universitetin “Sapienza” apo në Universitetin e “Nicës””, sqaron Kraja.

Sipas saj, mundësitë e tregut të punës për secilën prej diplomave janë të mëdha dhe vetëm në rritje, ndërkohë që për secilën prej tyre është garantuar njohja e plotë (ekuivalentimi) në nivel ndërkombëtar.

Më tej, Përgjegjësja e Departamentit Administrim Publik bën të ditur se, në kuadër të këtyre diplomave të dyfishta studenti ndjek studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, këmben eksperienca studimi me Universitetin “La Sapienza” në Romë apo në Universitetin e Nicës.

“Në përfundim të studimeve studenti pajiset me dy diploma, një nga Universiteti i Durrësit dhe një nga Universiteti La Sapienza apo nga Universiteti Côte D’Azur të Nicës, në varësi të programit”, theksoi Gentiana Kraja.

Realizimi i këtyre diplomave nga studentët mbështetet financiarisht nga shteti shqiptar nëpërmjet projekteve të ndërkombëtarizimit, nga Universiteti i Durrësit si dhe nga projektet Erasmus të BE.ata

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç