Diplomacia, buxheti diskutohet
sot në Kuvend, shkurtimet

Diplomacia, buxheti diskutohet<br />sot në Kuvend, shkurtimet
TIRANE- Komisioni për Politikën e Jashtme pritet që të shqyrtojë nen për nen mbledhjen e sotme projektligjin "Për buxhetin e vitit 2014", ku pritet që të ketë një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me shkurtimin e fondeve që i është bërë këtj dikasteri që prek më së shumti diplomacinë shqiptare në botë.

Vetë kreu i Ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati pak kohë më parë ka konfirmuar se për shkak të një buxheti më të ulët, do të ketë edhe mbyllje të disa ambasadave të Shqipërisë në botë si dhe shkurtim të personelit diplomatik. Bushati, konfirmoi se disa Ambasada do të mbyllen për shkak të vështirësive në buxhet por edhe mosefiçencës së tyre.

“Qeveria paraardhëse na ka lënë në një gropë të madhe në fushën e diplomacisë. Kur flasim për racionalizim nënkuptoj mbyllje ambasadash në vende të ndryshme” tha ai.

Ndërkohë që në shqyrtimin nen për nen që do t’i bëhen buxhetit për vitin e ardhshëm pritet që opozita të paraqesë edhe amendametetet e saj.

Ky dikaster u prek nga reduktimi i shpenzimeve edhe nga një vendim i Këshillit të Minnistrave në lidhje me reduktimin e fondeve pothuajse në çdo institucion për gjysmën e dytë të vitit që po lëmë pas. Shkurtimet e fondeve nga Ministria e Financave i kanë hequr këtij dikasteri 100 milionë lekë, duke bërë që sytë të drejtohen te stafi i ambasadave dhe konsullatave tona jashtë vendit.


Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë