Diplomacia ekonomike, Bushati:
Në fokus duhet të jetë zhvillimi 

Diplomacia ekonomike, Bushati:<br />Në fokus duhet të jetë zhvillimi <br>
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati çeli sot në Tiranë punimet për takimin tre-ditor me Ambasadorët e Shqipërisë në botë për “Ridimensionimin e Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”.

Bushati e  cilësoi shumë të rëndësishme ndërthurjen mes politikës dhe ekonomisë. Ai vuri në pah nevojën e diplomacisë ekonomike në funksion të mirëqenies dhe sigurisë qytetarëve.

Për këtë arsye, vijoi ai, "shembulli më i mirë është Bashkimi Europian ku mirëqenia e bashkëpunimi mes vendeve në funksion të zhvillimit ekonomik ka siguruar jetëgjatësinë më të madhe të paqes e sigurisë në historinë e kontinentit tonë".

Për Ministrin Bushati shërbimi diplomatik duhet të kapërceje veten dhe atë çfarë di të bëjë më mirë, si notat verbale, telegramet dhe komunikimin diplomatik e konsullor mes të ngjashmëve, e të përftojmë aftësi të cilat i përgjigjen nevojave e realitetit, ku jetojmë, të ndërlidhur e të varur prej zhvillimeve jashtë nesh.

Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi se na duhet të integrojmë organikisht në punën e përditshme. Paneli i parë iu dedikua sipërmarrjes shqiptare jashtë vendit, globalizimit dhe modaliteteve të zgjerimit dhe diskutimi u zhvillua mes ambasadorëve dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Shoqatës së Turizmit Shqiptar (ATA) dhe Dhomës së Fasonëve, të cilët sollën në vëmendje rëndësinë e sipërmarrjes shqiptare dhe mbështetjen e saj për të qenë kompetetivë jashtë vendit.

Ky takim do të vijojë përgjatë tre ditëve me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit.  Përgjatë tre ditëve rresht, në gjashtë panele do të ballafaqohen ide, koncepte, praktika dhe eksperienca, me qëllim evidentimin, përcaktimin, orinetimin dhe ndërtimin së bashku të rrugës dhe drejtimeve që do të ndjekim për sa i takon ridimensionimit dhe fuqizimit të rolit të diplomacisë sonë ekonomike.

Kujtojmë që në fillim të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama kërkoi nga ambasadorët që të sjellin investime në Shqipëri duke i paralajmëruar se në të kundërt i pret shkarkimi. 

[gallery]24739[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat