Diplomacia ekonomike, Rama:
Ambasadorët të sjellin investime

Diplomacia ekonomike, Rama:<br />Ambasadorët të sjellin investime<br>
Ndryshe nga hera e parë në gusht kur u bëri një ‘dush të ftohtë’, në takimin e dytë me ambasadorët, kryeministri Edi Rama foli me një ton më të qetë, ndërsa kërkoi nga trupa e diplomatëve që të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri. Rama u shpreh se është i rëndësishëm promovimi dhe zgjerimi i eksporteve dhe njohja e Shqipërisë si destinacion turistik gjatë të gjithë vitit, ndërsa do të ketë shpërblim për ambasadorët më të suksesshëm.

Për Ramën kjo është një rrugë e re, e cila do të kërkojë kohë, por do të sjellë rezultatet e pritura me vullnet dhe bashkëpunim mes ambasadorëve me qeverinë dhe bashkitë. Shefi i qeverisë theksoi se ka interes për investime në Shqipëri në turizëm dhe në energji.

Shërbimi i jashtëm duhet të mbështesë investimet e huaja dhe zhvillimin ekonomik duke bashkëpunuar me qeverinë dhe bashkitë e vendit. Ridimensionimi i diplomacisë ekonomike nuk është objektiv që mund të përmbushet thjesht nga diplomatët, por kërkon kalimin në një nivel tjetër të koordinimit me ministritë që janë të përfshira drejtpërdrejt në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja.

Çdo njëri nga drejtuesit e misioneve, cdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij për të ndihmuar duke këmbëngulur në kalimin sa të shpejtë të kësaj faze transitore që duhet t’i vihet në shërbim procesit të ndërveprimit. Në promovimin e Shqiperise me një rëndësi të veçantë është edhe rritja e eksporteve.

Ne kemi sot një bazë të rëndësishme për të bërë të mundur që të komunikojmë me fakte në dorë me të gjithë ata që janë të interesuar lidhur me potencialet dhe oportunitetet që ofron vendi ynë. E kemi vënë re dhe e konstatojmë në mënyrë të përditshme që ka një rritje të ndjeshme të interesit për të investuar në vendin tonë, vecanërisht në turizëm. Pa diskutim edhe në sektorin e energjisë apo të naftës, që ka ndodhur edhe më parë për hir të së vërtetës dhe besoj që ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, tek manifaktura, tek zhvillimi rural dhe në rradhë të parë këtu kam parasysh zhvillimin e industrive përpunuese, ku kemi ende një boshllëk shumë të madh. Por duke u nisur nga shifrat shumë inkurajuese të eksporteve të prodhimeve bujqësore dhe duke parë interesin real të tregjeve reale për këto eksporte, besojmë që është plotësisht e arsyeshme që dhe në këtë aspekt të përfshijmë aktorë që vijnë nga tregje të tjera për të shfrytëzuar potencialin e vendit tonë.

Ne kemi edhe një zv/ ministër për të ndërvepruar me ambasadorët dhe me kompanitë për të bërë të mundur që ne të marrim shumë më tepër dhe të anashkalojmë shumë burokraci dhe vështirësi në komunikim nga vendet ku operoni cdo ditë në ministri apo institucionet e tjera.

VIDEO/ Konferenca ‘Diplomacia Ekonomike  

Unë besoj që me disa objektiva të qarta, me vullnetin për ta bërë këtë ndryshim së bashku, jam i bindur që kjo përpjekje e përbashkët do të sjellë ndikim në përmirësimin e imazhit të vendit. Shqipërinë duhet ta shohin si një vend të rëndësishëm dhe jo rreziqesh imagjinare. Nuk është më fjala për një treg të vogël si Shqipëria, por rajonal.

Është fillimi i duhur i një pune të vështirë, nuk desha të prek cështjen e mbështetjes më të madhe financiare të ambasadoreve dhe trupave që sjellin rezultate konkrete, sepse kjo është një temë e rëndësishme, por ç’ka besoj mbetet hapave të mëtejshëm do të na tregojë sa rezultat do të ketë dhe për supersticion nuk desha ta prek.

Falenderoj të gjithë ata që gjatë kësaj kohe janë treguar aktivë dhe na kanë ndihmuar për ta konceptuar ashtu si duhet këtë punë që nuk është aspak e lehtë dhe deri sot ka qenë vetëm një fjalë goje. Kam besim se me eksperiencën e ambasadorëve do ia dalim për një ndryshim të prekshëm” deklaroi ai.

Konferenca ‘Diplomacia Ekonomike’ vijon prej tre ditësh në Tiranë, ndërsa gjatë ditës së djeshme mbajti një fjalë para ambasadorëve edhe Presidenti Ilir Meta. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat