TIRANE- Një konflikt i ri mes presidentit Bujar Nishani dhe mazhorancës po shfaqet sërish në horizontin politik.
Dhe prap janë emërimet në ambasadat shqiptare në botë ato që kanë sjellë këtë ngërç, ku si rëndom gjatë këtyre viteve, dhe këtë radhë Prresidenti aktual Nishani po ngurron të firmosë dekretin për emërim ambasadori.
Burimet të rezervuara nga MPJ bëjnë me dije se kreu i shtetit, pavarësisht miratimit muaj më parë të ambasadoreres në Këshillin e Evropës Adriana Hobdari ende nuk është bindur që të firmosë dekretin. Nuk ka dhënë asnjë shpjegim por po zgjatet pambarimisht kjo procedurë, aq sa ka sjellë shqetësim në MPJ, duke ngadalësuar procesin e dërgimit të propozimeve të reja, megjithëse janë rreth 20 vendeve vakante ambasadorësh në vendet më të rëndësishme të planetit.
Ndërkohë është një propozim ende i pazyrtarizuar, ku ish-deputeti i PS e ish-ambasador, Qemal Minxhozi për ambasador në Kosovë.
Nishani pasi ka firmosur dekretet për emërimin e ambasadorëve Leonard Demi dhe Ilir Gjoni përkatësisht në NATO dhe Zvicër, ka “stopuar” për emrat e tjerë, ku krahas kandidates për ambasadore në KE, Hobdari janë kandidatët në Gjermani e Austri, përkatësisht Artur Kuko e Roland Bimo. Kandidatura të mbrojtura në Komisionin e Jashtëm Parlamentar nga vetë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka nënvizuar se procesi i zgjedhjes se kandidaturave për ambasadorë s’është në interes partiak, por në interesin e gjithë vendit. Artur Kuko, që deri më tani ka mbajtur postin e ambasadorit tonë në NATO prej shumë vitesh, propozohet nga MPJ si ambasador në Gjermani.
Adriana Hobdari, që qarkullon brenda shërbimit diplomatik, Ambasadore në Këshillin e Evropës. Një tjetër emër i njohur i diplomacisë Roland Bimo, ambasador në Vjenë. Bimo, një diplomat karriere që ka rihapur Ambasadën e Shqipërisë në SHBA më 1992 dhe së fundmi këshilltar diplomatik i kreut të PS Edi Rama. Sipas Kushtetutës, ministri i Jashtëm i propozon Kryeministrit kandidatin për ambasador, ai ia paraqet Presidentit për ta emëruar. Relacioni që përgatitet nga Komisioni i Jashtëm i bashkëngjitet dosjes së kandidatit kur i dërgohet kreut të shtetit për ta firmosur.
Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com