“Diplomacia në veprim”, mbahet në Tiranë Konferenca e Ambasadorëve

TIRANË, 4 Korrik /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministria e Punëve të Jashtme zhvillon nga data 4-7 korrik Konferencën e Ambasadorëve "Diplomacia në Veprim". Çelja e Konferencës do të bëhet ditën e premte, 4 korrik, ora 17:30, nga Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, në prezencën e Kabinetit qeveritar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë dhe Ambasadorëve të Shqipërisë në botë.
Në konferencën 4 ditore do të zhvillohen panele me tema të ndryshme dhe do të diskutojnë personalitetet më të shquara të poltikës, diplomacisë në vend dhe më gjerë.
Kështu sipas axhenës së Ministrisësë Punëve të Jashtme, Konferenca do të nisë sot pasdite në orën 17:30 ku do të ë fillimisht ceremonia e çeljes së Konferencës sëAmbasadorëve, gjatë së cilës do të mbajë një fjalë përshëndetëse Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Dita e dytë e Konferencës në datën 5 korrik, do të nisë në orën 09:30 me panelin e parë që do të ketë fokusin tek "Rendi i ri Botëror: Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë". Në këtë panel do të marrin fjalën Z. Alfred Moisiu, Ish President i Republikës, Znj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, ish Ministre e Punëve të Jashtme, Z. Besnik Mustafaj, Koordinator Kombëtar për Aleancën e Qytetërimeve, ish Ministër i Punëve të Jashtme dhe Z. Ivan Krastev, Kryetar i Qendrës për Strategjitë Liberale.
Paneli i dytë do të ketë fokusin tek "Integrimi në BE: Dinamikat e brendshme të BE-së dhe procesi i zgjerimit". Në këtë panel do të marrin fjalën, Znj. Klajda Gjoshaj, Ministre e Integrimit Europian, Znj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit të Integrimit Europian, Ish Ministre e Integrimit Europian, Z. Vasilis Maragos, Shef i Njësisë për Shqipërinë pranë Komisionit Evropian, Z. Gledis Gjipali, Drejtor i Lëvizjes Europiane dhe Z. Gerald Knaus, Kryetar i Nismës për Stabilitet Europian.
Pas panelit të dytë, nëorën 12:30 do të ketë një fjalë të Kryeministrit Edi Rama, në sallën e Hartave në Kryeministri.
Paneli i tretë, që do të fillojë pasdite në orën 15:00, do të ketë fokus tek "Arkitektura e sigurisë: Sfidat, rreziqet dhe kërcënimet". Në këtë panel do të marrin fjalën, Znj. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes, Z. Damian Gjiknuri, Ministër I Energjisë dhe Industrisë, Z. Fatos Tarifa, Studiues/ish Ambasador, Z. Sokol Dervishaj, Zëvendësministër i Jashtëm, Z. Arjan Dyrmishi, Drejtor i Qendrës për Studime Europiane dhe Siguri, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Paneli i katërt do të ketë fokusin e tij tek "Diplomacia Ekonomike". Në këtë panel do ta marin fjalën, Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Z. Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Genc Boga, Sekretar I Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Z. Përparim Kalo, Jurist, themelues i Kalo & Associates, Z. Sokol Nako, Jurist, Partner i Wolf Theiss.
Pas panelit të katërt rreth orës 19:00, për pjesmarrësit në konferencë do të ketë një pritje të shtruar tek Kryesia e Kuvendit, nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Ditën e dielë 6 korrik do të zhvillohet në orën 09:30 paneli i pestë që do të këtë në fokus temën, "Shqipëria në Rajon - nga periferi, në qendër". Në këtë panel do të marrin fjalën, Z. Albin Kurti, Kryetar i LVV, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme, Kosovë, Z. Paskal Milo, Historian/ ish Ministër i Jashtëm, Z. Pëllumb Xhufi, ish Zv/ministër i Jashtëm/Historian, Z. Qemal Minxhozi, Ambasador i RSH në Kosovë, Z. Bashkim Rama, ish Ambasador.
Gjithashtu të dielën rreth orës 11:00 do tëketë një drekë pune, fokusi i së cilës do të jetë "Promovimi i imazhit të Shqipërisë në botë", ku do të marrin pjesë, Znj. Eglantina Gjermeni, Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, Znj. Julinda Dhame, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Më pas rreth orës 19:30 për pjesmarrësit do të ketë një pritje të shtruar nga Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani.
Ditën e hën 7 korrik, do të ketë një sesion të mbyllur me fokus tek "Shërbimi i jashtëm", ku do të marrin fjalën Z. Qirjako Qirko, Sekretar i Përgjithshëm, Znj. Blerta Kadzadej, Drejtore e Përgjithshme, Z. Ridi Kurtezi, Drejtor i Protokollit të Shtetit.
/f.n/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)