Diplomatët e huaj bashkëbisedojnë
me të rinjtë në kampin veror të LRI
Pjesë e seminareve në kampingun e LRI-së në bregdetin e Jalës u bënë diplomatë të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe jo vetëm. Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe Zv. Ambasadori i Francës, Didier Guilbert morën pjesë në bashkëbisedimet e organizuara në kampingun e LRI-së, duke biseduar me të rinjtë dhe të rejat për çështje të ndryshme si arsimi dhe integrimi në BE.
Pjesë e seminareve në kampingun e LRI-së në bregdetin e Jalës u bënë diplomatë të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Europian dhe jo vetëm. Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe Zv. Ambasadori i Francës, Didier Guilbert morën pjesë në bashkëbisedimet e organizuara në kampingun e LRI-së, duke biseduar me të rinjtë dhe të rejat për çështje të ndryshme si arsimi dhe integrimi në BE.
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Thomas Schnöll, në përgjigje të interesit të pjesëmarrësve në këtë aktivitet ka folur mes të tjerash për çështje si eurozona si edhe për rolin e të rinjve në procesin integrues të Shqipërisë në BE.
“Ka nevojë për një sistem arsimor që t’i drejtojë të rinjtë drejt tregut të punës dhe mund t’ju jap si shembull arsimin profesional si një model i suksesshëm në Austri e që nëse shtrihet edhe këtu do të ketë efekte më të mira për brezin”, tha Ambasadori i Austrisë teksa më tej u diskutua edhe për rolin e partive politike në Shqipëri, për përfshirjen e të rinjve në organet vendimmarrëse.
Zv.Ambasadori i Francës në Tiranë, Didier Guilbert, bashkëbisedoi me të rinjtë e LRI-së për eksperiencën e tij në Shqipëri nga viti 1997 e deri më sot. Ai u shpreh shumë i lirshëm për të treguar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve. Z.Guilbert shprehu mendimin se duhet të ketë ndërthurje dhe shkëmbim eksperiencash ndërmjet të rinjve.
Ndërsa, Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin gjithashtu i pranishëm në kampin e LRI-së, diskutoi me të rinjtë rreth arritjeve dhe inovacioneve të shtetit të Izraelit në mbarë botën. Rodkin tha se me vullnet, përgjegjësi e vendosmëri asgjë nuk është e pamundur.
Diplomati izraelit u shpjegoi të rinjve dhe të rejave se në jetë do të ketë zhgënjime, humbje dhe pësime, por nga ato mësohet, ecet përpara dhe përmirësohesh. Përveç kësaj, ambasadori Rodkin diskutoi edhe për projektet që shteti i Izraelit dot ndërmarrë në lidhje me punësimin dhe arsimin në Shqipëri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.4%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 13857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
3 Tetor, 22:56
-
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
3 Tetor, 22:39
-
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit! Mediat: Netanyahu po përgatit përgjigjen e ashpër ndaj Iranit, do zbatohet brenda pak ditësh
3 Tetor, 22:37
-
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
3 Tetor, 22:32
-
'Nuk dua luftë', presidenti Vuçiç: Albin Kurti provokon, të mbrojmë popullin tonë
3 Tetor, 22:20
-
Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
3 Tetor, 22:05
-
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
3 Tetor, 21:52
-
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
3 Tetor, 21:48
-
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, pezullohet për sot lundrimi i trageteve Durrës-Bari, rinis ditën e nesërme!
3 Tetor, 21:46
-
SHBA-ja parandalon aktivitetet e një grupi rus hakerash
3 Tetor, 21:45
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor, 21:30
-
Spahiu: Amnistia për Salianjin duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën dhe jo mbas ‘pilafit’
3 Tetor, 21:13