Diplomat shqiptare
në shënjestër privatët

Diplomat shqiptare <br />në shënjestër privatët
A mund të merret një diplomë amerikane në Shqipëri? Ka qenë ky titulli, që prestigjiozja amerikane i ka rezervuar një shkrimi të botuar me datë 12 shkurt 2012, shkrim i bërë nga i dërguari i saj në Tiranë, D.D. GUTTENPLAN. Ai ka hedhur hije dyshimi mbi cilësinë e diplomave që lëshon universiteti i New Yorkut në Tiranë, megjithëse studentëve shqiptarë u duhet të paguajnë 32 mijë dollarë. Sipas autorit të shkrimit
(mund ta gjeni në linkun: http://www.nytimes.com/2012/02/13/ëorld/europe/13iht-educlede13.html?_r=2&pagewanted=1), gjërat janë shumë më ndryshe nga sa reklamohen në sitin e zyrtar të U.N.Y.T. "Edhe pse brenda kufijve njihet si "New York University-Tirana" - emri me të cilën është regjistruar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare, - shkolla nuk ka lidhje me kampusin në Greenwich Village. Nuk ka as një sallë ngrënieje, fjetore, palestër apo stadium - faqja e sitit që duhet të paraqesë sportet është "në punim e sipër" prej më shumë se një viti. Fotoja e librarisë që shfaqet në kopertinën e vizatuar bukur të broshurës së shkollës, në fakt është bërë diku tjetër, pranojnë zyrtarët e shkollës".
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, një tjetër shkrim i publikuar në "Inside" dhe që është realizuar nga Kevin Kiley (mund ta gjeni në linkun: http://www.insidehighered.com/News/2012/02/14/north-dakota-and-New-york-stories-raise-questions-about-ensuring-international) merr shkas nga një audit që i është bërë Dickinson State University në Dakotën e Veriut, ku ka rezultuar se për shkak të mungesës së mbikëqyrjes, qindra studentë të huaj, shumica kinezë, kanë marrë një diplomë amerikane, pa mbaruar ende të gjitha kurset e nevojshme. Kevin Kiley e ka lidhur këtë rast me shkrimin e raportuar nga "New York Time" për universitetin e New Yorkut në Tiranë, për të dhënë alarmin se çfarë po ndodh me të vërtetë me filialet e e hapura nën ombrellën e universiteteve të njohura në mbarë botën. "Ndërsa të dy rastet ndryshojnë - rasti i Shtetit Dickinson përfshin një auditim formal nga ana e shtetit dhe që gjenden shkelje, ndërsa në historinë e raportuar nga "New York Times" nuk u gjet asnjë shkelje ligjore - ekspertët që studiojnë ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë thonë se të dy rastet ngrenë të njëjtën pyetje: Në kohën kur gjithnjë e më shumë kolegjet dhe universitetet po hapin e ndërkombëtarizojnë aktivitetin e tyre, si është e mundur të sigurohet cilësia mijëra kilometra larg nga kampusi kryesor? Detyra e kujt është të kujdeset për të siguruar cilësinë e programeve ndërkombëtare? Janë vetë shtetet, agjencitë e akreditimit, qeveria federale, apo vetë institucionet që kujdesen për sigurimin e cilësisë?", - shkruan Kevin Kisley.
Ndërkohë gazetari i "New York Times", i cili ka investiguar çështjen e Tiranës, shkon edhe më tej kur zbulon se çfarë ndodh me të vërtetë me kurrikulën e këtij universiteti dhe profesorët që i japin ata. "Ndër 15 kurset e Empire State të pasqyruara në katalogun e vjeshtës 2011-të, duket se vetëm tre prej tyre jepen nga instruktorë me doktoratura", -thotë në shkrimin e tij Guttenplan. Duke hetuar lidhjet e varësisë që ka një filial i hapur në një vend tjetër me universitetin mëmë, Guttenplan zbulon se në të vërtetë universitetet mëmë, nuk ushtrojnë thuajse fare kontroll në filialet e tyre që kanë në vende të tjera. "Në letër, Memorandumi i Mirëkuptimit prej 13 faqesh mes "SUNY"-t dhe Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, duket se cilëson standarde të larta. Edhe pse studentët mund të marrin deri 96 kredite, apo 3 vite, kurse në U.N.Y.T. duke pasur nevojë vetëm për 32 kredite nga SUNY për t'u diplomuar, të gjithë studentët "duhet të përmbushin kërkesat specifike të përcaktuara në rregulloren e E.S.C. për gradën shkencore dhe udhëheqësin specifik". Kjo përfshin kërkesat e përgjithshme të shkollimit të "SUNY"-t dhe të gjitha kurset e paracaktuara për udhëheqësin e zgjedhur të studentit. Pedagogët e fakultetit shqiptar që japin kurse e E.S.C. duhet të marrin miratimin e të dyja institucioneve. Progresi i studentëve gjithashtu monitorohet nga të dy institucionet dhe Drejtori i Programit Akademik i Empire State është i "autorizuar të shqyrtojë shpërndarjen e gradave në të gjitha kurset për tërë fakultetin". Në Tiranë, kuadri është më pak sigurues. Edhe pse memorandumi i përshkruan të dyja shkollat si "partnere", natyra e saktë e marrëdhënieve mes SUNY-t dhe U.N.Y.T. është e vështirë të vizatohet me saktësi. Vetë U.N.Y.T. është pjesë e New York College Group - logo: Statuja e Lirisë në siluetë blu, mbi inicialet NYC - një kompani greke e vendosur kryesisht në Athinë dhe Selanik, me degë në Pragë dhe Beograd.
William Lawton, drejtor i Observatorit të Shkollimit pa Kufij, një institut kërkimor me qendër në Londër që monitoron shkëmbimet akademike, thotë se "ka nivele të ndryshme kontrolli, "të njohura", "të mbështetura", "programe të mbështetura" apo degë universitare. Në thelb, në rastin e 'të njohura' institucioni mëmë përcakton kurrikulën; në 'të mbështetura', kjo gjë nuk ndodh", - thuhet në shkirmin e Gutternplan
"Asnjë agjenci e mbykqyerjes së kolegjeve apo organizëm akreditues në SHBA nuk është përgatitur me të vërtetë për të vlerësuar këto lloje të marrëveshjeve", - thotë Alan Contreras, ish-administratori i Zyrës së Oregonit të Autorizimit të Diplomave, një njësi e Komisionit të Ndihmës së Studentëve në Oregon. "Dhe kjo nuk do të thotë që të fajësojmë akreditorët, por shteti nuk mund ta mbajë më kët gjë", - thuhet në shkrimin e Kiley. Më tej ai sqaron se "ekspertët si Contreras sugjerojnë se struktura aktuale e mbikëqyrjes të arsimit të lartë të SHBA, një kombinim i mbikëqyrjes shtetërore dhe organeve akredituese rajonale, nuk është e motivua për të siguruar cilësinë e programeve të universiteteve që ofrohen jashtë vendit ose për të rekrutuar studentë ndërkombëtarë, duke e lënë atë në dorë të institucioneve - të cilët shpesh, porjo gjithmonë, mund të mos kenë synimet më të mira - për të siguruar cilësinë e programeve të tyre".
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz