Diplomatët perëndimorë bëjnë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë

Diplomatët perëndimorë kanë bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë,

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian, Misioni i Bashkimit Europian për sundimin e ligjit dhe shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare, thanë në një komunikatë të përbashkët se “zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojë të drejtën e vet demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet dhe se k është thelbi i procesit demokratik’.

Në komunikatë thuhet se “nevojitet një formim i shpejtë i qeverisë për të çuar përpara reformat për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian”.

Ambasada amerikane në Prishtinë i bëri jehonë këtij qëndrimi duke theksuar se “qytetarët e Kosovës po presin me padurim një qeveri që do të sjellë ndryshime pozitive.

Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e parlamentit të ri të Kosovës, por, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që dolën të parat në zgjedhje, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe posti i presidentit të vendit dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Lëvizja Vetëvendosje ndërkaq po kërkon që të zgjidhet njëherë qeveria ndërsa për pozitën e presidentit të diskutohet pas një viti kur edhe pritet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e tij.

Pro qëndrimit të Albin Kurtit u shprehën edhe dy deputetë gjermanë, Peter Bayer dhe Christian Shmidt, të cilët takuan udhëheqësit e të dy partive teksa thanë se nuk është koha për zgjedhjen e presidentit të Kosovës por për krijimin e qeverisë së re.

Deputetët gjermanë thanë se nuk është qëllim dhe as mandat i tyre ndërhyrja në negociatat për koalicionin, por theksuan se është me rëndësi që Kosova të ketë qeveri të qëndrueshme dhe jo lojëra taktike.

Vëzhguesit ndërkaq thonë se Kosova ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional që mund të ketë pasoja për të ardhmen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 21/12/2019 09:11

    Formimi I Qeverise eshte obligim I besimit nga sovrani,Ata qe kane marr besimin,sic thuhet, dhe jane betuar,kane lidh kualicion, duhet t'i permbahen dhe ta formojne Qeverine,Kete sovrani e pret dhe kerkon.Ata kane premtuar dhe jane deklaruar publikisht qe, duhet te del realitet, se kane arritur perafrimwe programesh dhe pajtim ne ndarjene qeverise.Andaj,nuk duhet priur vazhdimish qe, dikush nga jashte te vije dhe t'ju pajtoje,kjo eshte me teper se dobesi politike dhe kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar