TIRANE - Shefit të ri të diplomacisë Ditmir Bushati tashmë i del një punë e vështirë për të realizuar, ajo e kthimit të dinjitetit të shtetit shqiptar në botë, përmes përfaqësimit sa më dinjitoz në përfaqësitë diplomatike. Madje kohë më parë me statusin e kreut të Komisionit Parlamentar të Integrimit, Bushati ka deklaruar se “njerëzit që janë emëruar në mënyrë të paligjshme në diplomaci duhet të kthejnë paratë që kanë fituar”, ç'ka paralajmëron furtunë në përfaqësitë tona diplomatike për rikthimin e raporteve ligjore mes politikës e karrierës në emërimin e ambasadorëve.
Në të njejtën linjë ka qënë dhe diplomati më i vjetër dhe më i njohur shqiptar, Bashkim Zeneli, njëherësh anëtar i Këshillit Politik në PS, që nënvizon se nuk mund të merren njerëz nga rruga për t’i futur në diplomaci.
“Ligji nuk është zbatuar deri më sot. Përkundrazi është shkelur në mjaft raste, jo vetëm për titullarët e përfaqësive diplomatike por edhe për diplomatë që nuk i ka lidhur asgjë me përfaqësimin e Shqipërisë në vende të ndryshme. Do të kishte qënë i justifikuar kalimi i 20 përqindshit, në rastet kur vërtetë vendi duhej të përfaqësohej nga personalitete me autoritet, me kulturë dhe të përgjegjshëm në misionin e tyre. Por kur të tillë janë marrë nga rruga, kjo jo vetëm është shkelje e ligjit, por dhe përgjegjësi e të gjitha atyre hallkave që firmosin”, ka qënë deklarata e Zenelit.
Por ai mendon se ligji mund të përmirësohet, në mënyrë që në vende të caktuara dhe për interesa të caktuara, ligji të lerë hapësirë më të madhe, duke dërguar në përfaqësi diplomatike të këtij kalibri personalitete të forta politike. “Megjithatë unë mendoj se kur kandidaturat janë të goditura me personalitete të jetës politike e shoqërore, ligji për shërbimi diplomatik, përpos përmirësimeve të tjera ka nevojë t’i lërë një hapësirë më të madhe përfaqësimit politik në përfaqësitë tona diplomatike. Në momente të caktuara, për interesa të caktuara dhe në vende të caktuara ku interesat tona janë parësore, dërgimi i titullarëve nga radhët e politikës është më shumë se një mesazh i qartë për nevojën e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe të partneritetit serioz”, deklaron Zeneli.
Por dhe vetë PS ka deklaruar se do rishikojë emërimet në diplomaci. Arta Dade ka pohuar kohë më parë me statusin e numrit dy të komisionit të jashtëm por dhe si ish-ministre e Jashtme se mbi 70% e emërimeve janë të paligjshme. “PS do i rishikojë këto emërime, diplomatët e sotëm janë emëruar me shkelje flagrante të ligjit, duhet reformë e thellë, dhe duhet respektuar ligji”, ka pohuar ajo. Neni 22 i ligji për shërbimin e jashtëm ka kufizime sa i takon emërimeve në diplomaci. “Numri i personave të emëruar, sipas pikës 2 të këtij neni, nuk duhet të jetë më i lartë se 20 për qind e numrit të diplomatëve, që punojnë në përfaqësitë diplomatike me të njëjtin funksion”, thotë ligji.
HIJE DYSHIMI, KA DIPLOMATE QE KANE SHTETESI TE DYFISHTE
Hije të forta dyshimi se diplomacia shqiptare ndodhet në prag të një “skandali” të përmasave të mëdha. Shkak është emërimi në sferat e larta të përfaqësimit diplomatik të personave që kanë shtetësi të dyfishtë. Në rast se do vërtetohet do përbëjë edhe një shkelje flagrante të “Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike”, në nenin 8, pika 2 e së cilës theksohet se anëtarët e stafit diplomatik të misionit nuk mund të caktohen nga personat që kanë shtetësinë e shtetit pritës.
Në “Rregulloren për shërbimin e jashtëm të Shqipërisë”, të hartuar nga MPJ për zbatimin dhe rregullimin e veprimtarisë së shërbimit të jashtëm sipas përcaktimeve të ligjit të vitit 2003 “Për shërbimin e jashtëm në Shqipëri”, në nenin 18 thuhet se diplomati nuk mund të emërohet në një mision, kur shtetësia e tij apo e bashkëshortes përkojnë me atë të vendit ku ndodhet misioni.
Në mënyrë taksative ekziston pengesa ligjore për vetë ambasadorët dhe diplomatët, që të emërohen në shtetin ku kanë shtetësinë e dyfishtë. Gjithashtu në nenin 27 të ligjit “Për shërbimin e jashtëm”, si kërkesë e parë për emërimin e diplomatëve sanksionohet kushti i banimit të përhershëm në Shqipëri.
LIGJI PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 22/ Përzgjedhja e shefave të përfaqësive diplomatike
1. Shefat e përfaqësive diplomatike përzgjidhen ndërmjet diplomatëve të karrierës.
2. Në këto poste mund të emërohen edhe ish-anëtarë të Këshillit të Ministrave, ish-deputetë, personalitete të fushave të ndryshme, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
3. Numri i personave të emëruar, sipas pikës 2 të këtij neni, nuk duhet të jetë më i lartë se 20 për qind e numrit të diplomatëve, që punojnë në përfaqësitë diplomatike me të njëjtin funksion. Këta persona bëjnë pjesë në shërbimin e jashtëm për aq kohë sa ushtrojnë funksionet në të cilat janë emëruar.
Neni 30/Emërimi në përfaqësitë diplomatike
1. Diplomatët emërohen në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, të akredituara në shtete të tjera, të paktën dy vjet pasi kanë marrë gradën e parë diplomatike (atashe). Ata qëndrojnë me shërbim në të njëjtën përfaqësi diplomatike, si rregull, për një periudhe 4-vjeçare.
2. Procedurat e emërimit në përfaqësitë diplomatike përcaktohen në Rregulloren për Shërbimin e Jashtëm.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com