Diplomati amerikan James Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

 Diplomati amerikan James Rubin: Rusia përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n

James Rubin

Kremlini po përdor “informacionin si mjet lufte” për të përçarë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan dhe mediat në rajon duhet të rrisin përpjekjet për të zbuluar dezinformimin rus dhe për ta dalluar atë nga e vërteta, tha diplomati amerikan James Rubin.

Rubin, koordinator për SHBA-në në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, u bëri thirrje mediave në rajon t'i intensifikojnë përpjekjet e tyre për identifikimin e dezinformatave ruse dhe dallimin e tyre nga informacioni i vërtetë.

Sipas tij, Kremlini e sheh këtë si një komponent të një strategjie më të madhe, pasi Rusia e di se nuk mund të mbizotërojë ideologjikisht sa i përket luftës në Ukrainë me mënyra konvencionale apo tradicionale.

"Ata po përpiqen të përdorin çdo teknikë që munden për të ndarë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën", tha ai.

Rubin foli për shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë në Sofje, në një nga ndalesat gjatë turneut të tij aktual evropian.Qëllimi i tij gjatë këtij turneu është të angazhohet me qeveritë dhe t'i inkurajojë ato të kultivojnë vendosmërinë për të identifikuar dezinformimin dhe të kenë aftësinë për të ndërmarrë veprime efektive kundër tij.

Ai tha se teksa çdo vend ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mediat kanë të drejtë të raportojnë deklaratat e qeverive të huaja, ato duhet të përmbahen nga përhapja e dezinformatave të qeverive të huaja pa zbuluar burimin e tyre.

"Në një shoqëri demokratike, është thelbësore të përdoren të gjitha mjetet në dispozicion për të bërë dallimin midis rrëmujës së informacionit dhe veprimeve të orkestruara nga Kremlini që synojnë të shkaktojnë ndarje. Këto veprime kanë për qëllim prishjen e procesit demokratik dhe minimin e mbështetjes për NATO-n", tha ai.

Ai deklaroi se roli i tij është të sigurojë transparencë dhe të zbulojë çdo lidhje me mediat ruse, duke lejuar çdo qeveri të vendosë se si të përgjigjet. Ai vuri në dukje se Bullgaria, së bashku me Sllovakinë dhe Malin e Zi, janë ndër vendet ku Rusia ka ushtruar ndikim financiar dhe ka korruptuar politikanë dhe media.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu të vetëdijshme për shpenzimet e rëndësishme të Kinës, që arrijnë në miliarda dollarë, për zhvillimin e atyre që ai i quajti "sistemet e manipulimit të dezinformimit" global. Megjithatë, taktikat e Kinës ndryshojnë nga ato të Rusisë.

Autoritetet kineze ofrojnë shërbimin e tyre të lajmeve “Xinhua” për mediat në vende të caktuara, pa pagesë, por ato i kufizojnë gazetat nga përdorimi i agjencive të tjera të pavarura të lajmeve perëndimore.

"Pra, kjo do të thotë që një gazetar afrikan që shkruan një artikull për botën, po e shkruan atë nga një këndvështrim kinez, ku thuhet se gjëra të tmerrshme ndodhin në Amerikë, e gjëra të mrekullueshme ndodhin në Kinë", tha ai.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të sigurojnë transparencë në situata të tilla. Në këtë mënyrë, lexuesit do të jenë të vetëdijshëm se lajmet e marra nga gazeta e kanë origjinën nga Kina./REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj