PRISHTINE - Shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, ka deklaruar se mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë po ndodh për disa arsye komplekse. Por, sipas tij, kur do të ndodhë njohja , do të jetë një moment shumë i veçantë për Greqinë, duke mos përmendur ndonjë datë të mundshme.
“Parashikimi se kur do të ndodhë njohja është njësoj si të parashikohet devalvimi i parasë, gjë që nuk mund të parashikohet”, tha përfaqësuesi diplomatik i Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos.
Duke folur për integrimet euro-atlantike, Moschopoulos tha se Greqia e mbështet Kosovën në integrimin e saj në BE, por sipas tij, për të ndodhur një gjë e tillë, Kosova duhet të njihet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Diplomati grek në Kosovë shtoi se shteti i tij ka inkurajuar shtetasit e Greqisë, po ashtu edhe ata të Kosovës që të ketë liri të lëvizjes në mes të dy vendeve: "Tani Greqia, vizat për kosovarët do t’i vë në pasaportë edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën.
Qytetarët e Kosovës do të kenë lëvizje të lirë me vizat greke në të gjitha vendet e Schengenit, me përjashtim të Spanjës, e cila poashtu nuk e ka njohur Kosovën", tha ai gjatë një ligjërate në Universitetin AAB, shkruan Express.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com